Celebrities Gossip Showbiz

Sondazhi i TAR/ Cili nga banorët mendoni se do të zgjidhet lider i shtëpisë së BBV?

“Big Brother VIP Albania” është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Banorët kanë mbushur tashmë më shumë se 100 ditë qëndrimi të izoluar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Teksa edhe rreth 1 muaj na ndan nga finalja e madhe, rrethi sa vjen e po ngushtohet dhe emocionet bëhen akoma edhe më të mëdha.

Në lidhje me televotimin e kësaj jave në faqen e Web-it të Top Albania Radio-s u ngrit një sondazh me pyetjen: “Cili nga banorët mendoni se do të zgjidhet lider i shtëpisë së BBV?”. Të pyetur në sondazhin e TAR, shqiptarët kanë votuar: Romeo 32%, Heidi 17%, Meriton 16%, Juli 13%, Egla 12%, Françeska 5%, Roza 4%, Erjola 0%, Graciano 0%.

Shënim: Ky sondazh është bazuar vetëm në përgjigjet e ndjekësve në faqen e Web të Top Albania Radios dhe nuk ka asnjë lidhje me televotimin zyrtar të “Big Brother VIP”.

Nga ana tjetër sondazhi i ri ngre pyetjen: Debati Egla-Heidi në “BBV3”, anën e cilës banore mbani? Votoni në këtë link për të dhënë mendimin tuaj.