Showbiz

A do t’i rikthehet Ledina Çelo muzikës? Këngëtarja zbulon disa detaje interesante

Ledina Çelo si çdo vit është duke pushuar në bregdetin shqiptar së bashku me fëmijët e saj të vegjël.

Këngëtarja ka dhënë një intervistë për “Pushime on Top” ku ka rrëfyer detaje nga jeta e saj si nënë, bashkëshorte dhe planet që ka për karrierën e saj muzikore.

Mamaja super seksi e dy fëmijëve ka zbuluar se tërheqja nga muzika nuk ka qenë dëshirë e saj por angazhimet me dy fëmijët nuk e kanë lejuar të ngjitet në skenë.

Vogëlushët kërkojnë kujdes intensiv sidomos pasi me mamanë e tyre Ledinën, kanë një marrëdhënie të veçantë e kërkojnë vëmendjen e saj gjithë kohën.

Ajo tregoi se shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri muzikor të cilin do ta mbajë sekret edhe për pak kohë dhe se është shumë e emocionuar që do të ngjitet në skenë.