Showbiz

Ledina Çelo feston 41-vjetorin e lindjes, ja si dukej ajo para 20 vitesh

Këngëtarja seksi Ledina Çelo feston ditën e sotme 41-vjetorin e lindjes dhe askush nuk arrin ta besojë.

Krahas faktit që është një këngëtare shumë e mirë, Ledina gjithashtu shquhet për linjat e saj trupore që i shfaq gjithmonë me anë të fotove në rrjetet sociale.

Edhe pse është nëna e dy fëmijëve të vegjël koha ka ndaluar për këngëtaren e famshme pasi ajo duket më e re se shumica e 20-vjeçareve të sotme.

Ajo ka postuar një foto në profilin e Instagram-it ku shfaq veten e saj kur ishte e re. Me tipare shumë të bukura Ledina ka rikujtuar veten e saj kur ishte 20-vjeçe dhe shumë nga fansat e ndjekësit e kanë krahasuar me Angelina Jolie.