Showbiz

Ledina Çelo 10 vite e martuar dhe e lumtur

Nëse vizitoni profilin e Instagramit të Ledinës do të shihni se këngëtarja është aq e dashuruar me jetën e saj sa nuk ka ndër mend t’i rikthehet karrierës muzikore.

Thuajse të gjitha fotot e saj kanë në qendër pamjen e saj gjithmonë të kuruar por më së shumti jetën familjare. Fëmijët e saj të vegjël duket se kanë marrë shumë nga bukuria e saj por së fundmi kemi parë se edhe babai i tyre nuk mbetet pas.

Këngëtarja bukuroshe feston sot 10 vjetorin e martesës dhe këtë gjë na e ka bërë të ditur nëpërmjet postimit të një fotoje në Instagram. Ajo ka pozuar me bashkëshortin e saj në dy foto shumë të ëmbla ku ajo tregon se ka 10 vite e martuar dhe është shumë e lumtur.

Ledina, e cila jeton në Gjermani me familjen e saj të bukur është shprehur se do të jetë gjithmonë në krah të bashkëshortit të saj megjithëse këtë e kishim kuptuar nga përqafimi dhe puthja e tyre e ëmbël.