Celebrities Gossip Showbiz

Nuk e dimë për ju por për Ledina Çelon jeta është më e bukur pas të 40-ave!

Këngëtarja e njohur Ledina Çelo prej kohësh është shkëputur nga muzika për t’ju përkushtuar familjes së saj teksa jeton në Gjermani. Edhe pse prej vitesh artistja nuk ka sjellë asnjë projekt muzikor, vazhdon te mbetet ende një personazh i dashur për publikun shqiptar.

Mamaja super seksi ka zbuluar se tërheqja nga muzika nuk ka qenë dëshirë e saj por angazhimet me fëmijët nuk e kanë lejuar të ngjitet në skenë. Vogëlushët kërkojnë kujdes intensiv sidomos pasi me mamanë e tyre Ledinën, kanë një marrëdhënie të veçantë e kërkojnë vëmendjen e saj gjithë kohën.

Por, edhe pse është kaq e ngarkuar në rutinën e saj të përditshme, Ledina vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale duke publikuar foto e video të ndryshme. Nëpërmjet një fotoje tepër sensuale të sajën postuar së fundmi në rrjetin social Instagram, Ledina ka shkruar se jeta është më e bukur pas të dyzetave.

“Life is more beautiful after 40s!”

Të shumta kanë qenë komplimentet që ka marrë nga miqtë e fansat pas publikimit të kësaj fotoje.