Showbiz

A vazhdon miqësia mes Aurelës dhe Endritit? Fotografi thyen heshtjen në rrjetet sociale

Prej javësh përflitet në showbiz-in shqiptar se marrëdhënia e ngushtë shoqërore mes Aurela Hoxha-s dhe Endrit Mërtirit ka marrë fund për arsye të paqarta.

Ata nuk kanë postuar foto me njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe ky detaj nuk i ka shpëtuar fansave të tyre. Gjithashtu është vënë re se Aurela nuk ka qenë e pranishme në ditëlindjen e Endritit dhe për këtë asnjë nga palët nuk ka pranuar të flasë.

Aurela ditën e djeshme ka festuar ditëlindjen e saj dhe fotografi i njohur për hir të miqësisë së tyre ka postuar disa foto në historinë e instagram-it si shenjë urimi. Ndoshta me këtë gjest ai ka dashur t’i japë fund thashethemeve online duke treguar mes tyre nuk ka asgjë që nuk shkon.