Celebrities Magazine Music

Adele zbulon kuptimin e vërtetë që fshihet pas këngës “Set Fire To The Rain”!

Adele është një ndër artistet që njihet për faktin se gjendjet e saj emocionale i shndërron në hite muzikore tepër të suksesshme. Në një prej koncerteve të dhënë së fundmi, këngëtarja ka vendosur t’ju tregojë fansave rreth kuptimit dhe origjinën e disa prej këngëve të saj, përfshi këtu edhe këngën e njohur “Set Fire to the Rain”.

Ajo i ka treguar audiencës se ishte duke argumentuar me të dashurin e saj në atë kohë, dhe nga nervat ka dalë jashtë shtëpisë në mënyrë që i dashuri mos ta shihte teksa ajo ishte e mërzitur. Gjatë sherrit, i dashuri i tha:

Ti nuk do të jesh në gjendje ta ndezësh atë cigare në shi.

@adele.romania

The stories behind Adele’s hits😂♥️ < #adele #foryoupage #viral #fypシ #fy #blowthisup #adelelive #adelevegas #adeletour >

♬ original sound – ADELE

Por ajo arriti ta ndizte dhe kjo është arsyeja që këngëtarja e ka titulluar këngën “Set Fire To The Rain”, që ne të gjithë e duam shumë. Kjo këngë ka qënë kënga e tretë e albumit të saj “21”, e cila është publikuar në janarin e vitit 2021.

Video e Adele, teksa shpjegon kuptimin e disa prej këngëve të saj, po bën xhiron në TikTok, ku njerëzit me shaka shkruajnë:

“Përpjekja për të ndezur cigaren në shi do të jetë sfida ime”.

Ndërsa sa i përket këngës “Turning Tables”, artistja ka shpjeguar se ajo dhe i dashuri i saj ndodheshin në një restorant kinez, tek një tavolinë që rrotullohej. Kamarieri e kishte vendosur pjatën e saj nga ana e të dashurit dhe ai e mbante tavolinën, duke mos e lejuar që të rrotulohej dhe artistja të merrte pjatën e saj.