Aktualitet

Aksident i frikshëm në Vlorë, makina përfundon në humnerë!

Aksident i rëndë automobilistik në aksin rrugor Vlorë-Kuç. Mesditën e sotme një shtetas i moshës rreth 70-vjeç humbi kontrollin e makinës tip “Opel” që drejtonte e përfundoi në humnerë. Ai dhe pasagjerja e moshës 65-vjeçe, E. H mbetën të plagosur dhe u dërguan në spital për ndihmë mjekësore të specializuar.

Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore, ndërsa në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Paraprakisht mësohet se të plagosurit janë ndihmuar nga kalimtarët dhe nga banorët e zonës.

Vlorë/Informacion paraprak:

Sot, rreth orës 12:00, në aksin rrugor  Vlorë-Kuç, shtetasi K. H., rreth 70 vjeç, duke drejtuar  automjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në një humnerë.

Si pasoje e aksidentit ka ngelur i dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja, shtetasja E. H., rreth 65 vjeçe, të cilët u transportuan në spital, për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.