Aktualitet

Aksident në autostradën Vlorë-Fier, makina përplaset me motorin, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në autostradën Vlorë-Fier. Mësohet se në afërsi të nënkalimit të Novoselën automjeti me targa AA285SM është përplasur me një motomjet.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar 20 vjeçari dhe pasagjeri në motomjet, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 16:40, në qëndër të fshatit “Novoselë”, automjeti tip Benz me drejtues shtetasin A. I., është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi M. M., 20 vjeç, me të cilin udhëtonte dhe një shtetas tjetër, të dy banues në Novoselë.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar 20-vjeçari dhe pasagjeri në motomjet, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.