Celebrities Gossip Showbiz

Aksidentohet rëndë djali 6-vjeçar i reperit Flo Rida!

Së fundmi djali 6-vjeçar i reperit Flo Rida ndodhet në repartin e terapisë intensive me lëndime të rënda pasi ra nga dritarja e një apartamenti të katit të pestë në New Years. Nëna e Zohar Dillard, Alexis Adams zbuloi në një padi civile se djali u shtrua në spital me fraktura në këmbën e majtë, një mëlçi të dëmtuar, mushkëri të shembur dhe gjakderdhje të brendshme.

Adams pretendoi se ndërtesa ishte e pajisur me dritare të rrezikshme, duke bërë që djali i saj i cili lindi me një çrregullim të rrallë neurologjik të binte në trotuarin e betonit poshtë. Padia përmend pronarët dhe menaxherët e kompleksit të apartamenteve, një kompani ndërtimi, një instalues dritaresh dhe të tjerë si të pandehur. Adams në një deklaratë për News12 Neë Jersey tha:

Si një nënë beqare për një fëmijë me nevoja të veçanta, kjo ndihet si një makth. Zemra ime është thyer në një milion copë. Jam e shkatërruar, e zemëruar dhe po përpiqem të pajtohem me faktin se fëmija im i vetëm ka pësuar lëndime të rënda për shkak të neglizhencës së qëllimshme të pronarit dhe të tjerëve të përfshirë në dështimin për të marrë masat e nevojshme të sigurisë.

Ndërkaq, Flo Rida nuk ka folur ende për këtë aksident. Adams më parë tha se artisti 43-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Tramar Lacel Dillard, nuk ka pasur asnjë përfshirje në jetën e Zohar. “Flo Rida e ka parë djalin e tij vetëm një herë, por i ktheu shpinën”, pohoi ajo për Daily Mail në maj 2018.

Që nga lindja e tij në shtator 2016, Zohar ka luftuar me hidrocefalusin, i cili është shkaktuar nga një akumulim jonormal i lëngut cerebrospinal brenda zgavrave të trurit të quajtura barkushe, duke rezultuar në presion në tru.