Showbiz

Aktori i ‘Portokallisë’ bëhet baba për herë të dytë

Aktori i mirënjohur i ‘Portokallisë’ Marin Orhanasi është bërë baba për herë të dytë.

Bashkëshortja e tij ka sjellë në jetë djalin e tyre vetëm pak orë më parë. Vogëlushi gëzon shëndet të plotë dhe familja e aktorit janë më të lumtur se kurrë.

Ka qenë vetë Marini i cili ndau me publikun lajmin e gëzueshëm. Ai ka postuar një foto të të gjithë familjes së tij në rrjetin social Instagram ku gjithashtu ka zbuluar edhe emrin e vogëlushit i cili quhet Ueis.

“Mirëserdhe në jetë bir, Zot faleminderit” ,shkruan Marini ndër të tjera në diçiturën e fotos së postuar.