Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Sondazhi i TAR/Zgjedhja e finalistit të parë të Big Brother VIP 3 dhe rezultatet!

“Big Brother VIP Albania” është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Banorët kanë mbushur tashmë më shumë se 100 ditë qëndrimi të izoluar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Teksa edhe rreth 20 ditë na ndan nga finalja e madhe, rrethi sa vjen e po ngushtohet dhe emocionet bëhen akoma edhe më të mëdha.

Duke marrë parasysh situatën ku Egla u vendos para një zgjedhje shumë të vështirë në lojë, ajo duhet të dërgonte në nominim dy banorë pa përfshirë veten që të përballeshin me njëri-tjetrin dhe ai që merrte më shumë vota nga publiku të shpallej finalisti i parë, banorja zgjodhi Romeon dhe Heidin.

Në lidhje me televotimin e kësaj jave në faqen e Web-it të Top Albania Radio-s u ngrit një sondazh me pyetjen “Cili mendoni se do të zgjidhet finalisti i parë?” Të pyetur në sondazhin e TAR, shqiptarët kanë votuar: Romeo 77% dhe Heidi 23%.

Shënim: Ky sondazh është bazuar vetëm në përgjigjet e ndjekësve në faqen e Web të Top Albania Radios dhe nuk ka asnjë lidhje me televotimin zyrtar të “Big Brother VIP”.

Pas mbylljes së televotimit mbrëmë Romeo u shpall finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother Albania VIP 3. Atij iu komunikua që ishte i eliminuari nga televotimi me Heidin, teksa të vërtetën e mësoi vetëm në studio. Sa i përket Heidit, banorja do të jetë në televotim të vazhdueshëm për të dalë deri në finale.

Nga ana tjetër sondazhi i ri ngre pyetjen “Cili banor mendoni se do të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP?”. Votoni në këtë link për të dhënë mendimin tuaj.