Showbiz

Aktori i “Sex and the City” bëhet baba në moshën 65-vjeçare

Chris Noth aktori i serialit të njohur “Sex and the City” është bërë baba për herë të dytë në moshën 65-vjeçare.

Ai dhe bashkëshortja e tij Tara Wilson e konfirmuan shtatzëninë në muajin shtator ku me shumë humor, Chris tha se ka ardhur koha që ai të vijë në formë të mirë trupore që djemtë të krenohen me të.

Ditën e kaluar çifti i famshëm publikuan në rrjetet sociale foton e vogëlushit të porsaardhur në jetë i quajtur Keats, sipas poetit të njohur John Keats.

“Nga qielli erdhi djali ynë i dytë” -shkroi ai në përshkrimin e fotos së vogëlushit.