Celebrities Gossip Showbiz

Aktorja e njohur e cila ka shkuar me 200 burra zbulon arsyen se përse kurrë nuk u bë nënë!

Aktorja e njohur Jennifer Coolidge tregoi hapur arsyen pse nuk pati kurrë fëmijë. 62-vjeçarja ka reflektuar për zgjedhjen e saj për të mos u bërë nënë në një intervistë për “British GQ”. Coolidge theksoi se miqtë e saj i sugjeruan që të birësonte fëmijë, por ajo mendon se do të ishte më e përshtatshme për t’u bërë njerkë.

Unë jam shumë, shumë e papjekur. Mendoj se kjo më ka penguar të kem fëmijë, sepse jam një lloj fëmije. Ndoshta nëse do të kisha fëmijë, do të më duhej të isha e rritur. 

Coolidge është në mes të një rilindjeje në karrierë pas suksesit të serialit të saj në HBO, “The White Lotus”. Aktorja, e cila luajti trashëgimtaren Tanya McQuoid në dy sezone të shfaqjes, fitoi një çmim “Emmy”, një “Golden Globe” dhe dy çmime “Tony”. Ylli i “2 Broke Girls”, e cila zotëron një shtëpi në New Orleans, tha se ajo po kalon më shumë kohë në Los Angeles.

Coolidge është mjaft e njohur për rolin e saj në filmin “American Pie”, por ajo që ne nuk dinim është se ajo ka fituar nga ky film më shumë se sa thjesht një çek. Ajo ka zbuluar se ky rol në komedinë e vitit 1999, e ka ‘ndihmuar’ atë të shkojë me 200 burra. Në një intervistë për “Variety” aktorja ka zbuluar se ka fjetur me 200 persona për shkak të rolit të saj.

Kam pasur shumë kërkesa duke qenë një ‘MILF’ dhe mora shumë veprime seksuale nga “American Pie”. Kishte shumë përfitime për të bërë atë film. Dua të them, ishin rreth 200 njerëz me të cilët nuk do të kisha fjetur kurrë më parë.