Film & Tv Showbiz

Aktorja e njohur së shpejti pjesë e filmit “Luckiest Girl Alive”!

Aktorja e njohur, Mila Kunis do të jetë pjesë e “Luckiest Girl Alive” i cili pritet të startojë së shpejti në “Netflix”. Në këtë projekt të ri artistja do të punojë edhe në produksion. Ky prodhim do të jetë i referuar në librin e Jessica Knoll, i publikuar në vitin 2015.

Libri që atëherë ka shitur mbi një milion kopje dhe është përkthyer në 38 gjuhë të ndryshme. Ndërkaq, Mila Kunis do të luajë në rolin e Ani FaNelli, që përshkruan një vajzë nga New York-u që ka dëshirë t’i ketë të gjitha.

Ani i mbijetoi një seri tragjedish në të kaluarën e saj dhe për t’i kapërcyer, ajo u shndërrua në një person tjetër. Për regjinë do të kujdeset Knoll së bashku me Mike Barker, ndërsa në ekip përfshihen edhe Lisa Sterbakov, Shayne Fiske Goldner dhe Steve Hutensky.