Showbiz

Aktorja e njohur turke zbulon se është në pritje të fëmijës së dytë

Edhe ata që nuk e kanë parë “Sulejmani i Madhërishëm” janë në dijeni të bëmave të sulltaneshë Hyrremit, një rol i luajtur në mënyrë perfekte nga aktorja Meryem Uzerli.

Ylli i kinematografisë turke, ka zbuluar në një intervistë për revistën “Zamazingo” është 5 muajshe shtatzënë me fëmijën e dytë. Nga kjo pritje e ëmbël do të vijë në jetë një vajzë. Ndërkohë, aktorja është edhe nëna e një tjetër vajze 7-vjeçare me emrin Lara.

Prej disa kohësh Meyrem është shpërngulur në Berlin ku ka hapur një bar kafe e ku njëkohësisht po ndjek edhe profesionin e saj si aktore.

Kujtojmë se gjatë xhirimeve të “Sulejmani i Madhërishëm” ajo kaloi në depresion dhe tentoi të vetëvritej pas tradhëtisë së partnerit që ishte gjithashtu regjisori i serialit.