Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk bëj dot pa ta”/ Romeo flet mes lotësh për familjen, vëllai e surprizon brenda shtëpisë!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër. Por, të gjithë janë dakord në një pikë: “Big Brother” nuk lë askënd indiferent.

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

Romeo ka bërë një rrëfim prekës mbrëmjen e sotme për familjen e tij. Mes lotësh, ai u shpreh se nuk bën dot pa ta dhe se ëndrra e tij është që të jenë gjithmonë bashkë.

Qaj sepse më kujtohen disa momente, plus pashë fytyrën e mamit, babit, Donit dhe Marios. Këtu kur erdhi mesazhi i Donaldit tek ‘Big Love’ u preka vetëm sepse i lexova emrin. Kam kuptuar këtu brenda që nuk bëj dot pa ta. Kam luftuar gjithë jetën që të jemi bashkë dhe kjo është ëndrra ime, që mos jemi asnjëherë vetëm.

Në këto momente, në shtëpi u dëgjuan zhurma motori, të cilat Romeo arriti t’i njihte. Ai shkoi në arenën e “Super Sport”, ku e priste vëllai i tij, Mario. Ai nxitoi për ta përqafuar, teksa të dy nuk i mbajtën sot lotët. Pas takimit, Mario i dha një këshillë, duke i thënë se nëse vazhdon të qëndrojë në shtëpi, duhet të japë maksimumin.

“Romeo më duket shumë mirë, pak i rënduar tani në fund, por ka treguar veten për atë që është. Nëse do jesh brenda akoma, dua të jesh më zjarr se kurrë, është fundi”- tha Mario.