Celebrities Gossip Showbiz

“Egla dhe Heidi më të fortat”/ A i mendon Juli Erjolën dhe Rozën si finaliste?

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër. Por, të gjithë janë dakord në një pikë: “Big Brother” nuk lë askënd indiferent.

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

Deklarata e Julit se kundërshtaret më të forta që sipas tij meritojnë finalen janë Egla dhe Heidi, krijuan përplasje mes tij, Rozës dhe Erjolës. Sot, ai e ka sqaruar, teksa tha se Erjolën dhe Rozën nuk i konsideron kundërshtare si Eglën dhe Heidin, por mendon se ato e meritojnë finalen.

Juli: E kam thënë gjithmonë që Roza është lojtare e fortë dhe e meriton finalen. Çdonjëri nga ne këtu e meriton finalen. Për Erjolën kam folur gjerë e gjatë. Nga ana tjetër, ajo që kam thënë për Eglën dhe Heidin është që, nga kundërshtarët e mi, këto të dyja nuk i kam parë si kundërshtare, më të arsyeshmit, më cilësorët në debat janë Egla dhe Heidi.