Showbiz

Aktorja e “Shtëpiake të Dëshpëruara” lirohet nga burgu pas 11 ditësh

Këto janë fotot e para të Felicity Huffman pas daljes nga burgu ditën e kaluar.

Aktorja e njohur e serialit “Shtëpiake të Dëshpëruara” është lënë e lirë pasi kreu dënimin e saj për skandalin e Universitetit për të cilën u vetëshpall fajtore.

56-vjeçarja u dënua me 14 ditë burg pasi pagoi 15.000 dollarë që përgjigjet e provimit të vajzës së saj për pranimin në kolegj, të korrigjoheshin fshehurazi.

Ajo është e para nga gati 40 persona të tjerë që kanë kryer këtë krim përfshirë edhe profesorët e Universitetit “Jeil”.