Showbiz

Skandali i Universiteteve, aktorja Felicity Huffman vetëshpallet fajtore

Aktorja e “Shtëpiake të Dëshpëruara” së fundmi ka pranuar se është fajtore sa i përket skandalit të Universiteteve që ka tronditur Kaliforninë.

Një muaj më parë Felicity Huffman së bashku me 14 prindër të tjerë kanë paguar para në mënyrë që fëmijëve të tyre tu ndryshoheshin notat e rezalultateve të provimeve në mënyrë që ata të mund të pranohen në Universitete elitë si Harvard apo Jail.

Felicity pagoi rreth 15 mijë dollarë në mënyrë që vajza e saj e madhe të pranohej në kolegj me të dhëna të rreme të provimeve dhe të njejtën gjë dëshironte të bënte edhe me vajzën e vogël.

Ditën e kaluar ajo ka bërë një deklaratë ekskluzive për “People” ku shprehej se pranonte gjithçka dhe u kërkonte falje të gjithë njerëzve që lëndoi nga ky veprim.

Aktorja shtoi se familja dhe vajzat e saj nuk ishin aspak në dijeni të kësaj çështjeje dhe ndihet e penduar që humbi besimin e tyre.

Pas pranimit të fajsisë ajo ende mund të dënohet me 20 vite burg apo me një gjobë prej 250 mijë dollarësh.