Aktorja amerikane Felicity Huffman e nisi vuajtjen e dënimit prej 14 ditësh heqje lirie për ryshfetin e dhënë për pranimin e së bijës në kolegj.
Instituti federal ndëshkimor në Kaliforninë veriore, në të cilin mbahet aktorja quhet “Club Fed” dhe ofron komoditete te ndryshme, përveçse kushteve optimal në ambientet e brendshme; kështu të dënuarit mund të kërkojnë aty një kapuçino me vanilje, ujë mineral në shishe dhe scrub me kajsi. Huffman u dënua për dhënien e një ryshfeti prej 15,000 dollarësh që të ndryshonte testin e pranimit të së bijës, në mënyrë që kjo e fundit të mund të merrte një rezultat shumë më të lartë sesa ai që kishte arritur në të vërtetë.
Përveç dënimit me burgim Felicity-t do t`i duhet te kryeje edhe 250 ditë punë në sherbim te komunitetit, të paguajë një gjobë prej 30.000 $ dhe do të jetojë për një vit në liri me kusht.