Showbiz

Aktorja franceze keqardhje për Harvey Weinstein

Catherine Deneuve është aktorja franceze që është nominuar për çmim “Oscar” e cila ka marrë shkas nga fushatat e ndryshme në SHBA për t’i dalë në mbrojtje Harvey Weinstain.

Ajo ka shkruar një letër e cila është publikuar në gazetën “Le Mode” ku thuhet se këto fushata po sulmojnë dhe turpërojnë meshkujt e akuzuar për ngacmim ndaj grave.

Për shkak se vetë Harvey Weinstain i ka mohuar këto akuza, 74-vjeçarja është e mendimit se një pjesë e mirë e këtyre femrave po viktimizohen.

“Burrat janë ndëshkuar sa hap e mbyll sytë, janë shkarkuar nga puna vetëm se i prekën gjurin dikujt apo u përpoqën të vjedhin një puthje. Përdhunimi është krim, por nuk është krim të përpiqesh të joshësh dikë, qoftë me këmbëngulje apo edhe pa e ditur si bëhet” -shkruhet në këtë letër.