Showbiz

Harvey Weinstein pranon akuzat: “Po, kam kërkuar favore seksuale në këmbim të vendit të punës”

Prej muajsh tashmë çështja e Harvey Weinstein ka qenë kryefjala e mediave sa i përket ngacmimeve seksuale në Hollywood si edhe përdhunimeve.

Edhe pse ai e ka mohuar disa herë se ka ngacmuar vajzat e reja duke u kërkuar seks në këmbim të një vendi pune, akuzat e tij u shtuan deri në 70.

Për herë të parë në një intervistë ai ka pranuar publikisht se ka kërkuar favore seksuale më së shumti në këmbim të një roli duke theksuar se kjo është diçka që ndodh rëndomë në industri.

Javë më parë producenti i famshëm u shpall i pafajshëm nga gjykata e Los Angeles ndërkohë që akuzat vazhdonin të shtoheshin duke e bërë atë ta pranonte publikisht.