Showbiz

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani bëhen prindër të një djali

Ata janë një ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it të cilët publiku i do shumë.

Muaj më parë gjatë koncertit të tij recital ata bënë të ditur para një publiku të tërë se ishin në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

Siç e keni mësuar që nga titulli, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë bërë prindër të një djali. Vetëm pak momente më parë ata kanë shpërndarë në rrjetet e tyre sociale një foto ku shfaqen duke mbajtur vogëlushin e tyre në duar.

Dyshja e këngëtarëve që janë gjithmonë pranë publikut kanë rrëfyer historinë e ëmbël se si zbuluan që engjëlli i tyre do të vinte në jetë kur ata kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë e gjithashtu teksa ishin edhe në xhirimet e klipit “Duamë”.

Pikërisht për këtë ata e kanë pagëzuar të voglin e tyre me emrin Duam. Për më tepër lexoni shkrimin e ëmbël të Miriamit apo Albanit.