Aktualitet

Alban Skënderaj reagon për vetëvrasjen e nënës që u bullizua në Tik Tok: Si ka mundësi që policia… Njerëzit duan përgjigje!

Alban Skënderaj ka reagur për ngjarjen e rëndë që tronditi të gjithë opinionin publik. Bëhet fjalë për një nënë 41-vjeçare, e cila dyshohet se i dha fund jetës pas presionit të madh nga bullizmi i ushtruar nga kolegët e saj në punë, të cilët kishin hapur një llogari në TikTok vetëm me qëllimin për ta tallur. Këngëtari i mirënjohur Alban Skënderaj, ka shprehur shqetësimin e tij përmes një reagimi në rrjetet sociale, ku tha se akoma më shqetësues se rasti, është fakti që autorietet nuk kanë ndërmarrë asnjë masë për ta parandaluar rastin, ndonëse ishte i denoncuar.

Si çdo familjar dhe qytetar i rregullt i këtij vendi jam i shokuar me rastin e vetëvrasjes së 41 vjeçares Bedrie Loka pasi është bullizuar sistematikisht në platformën e Tik Tokut. Ngushëllime të sinqerta familjes!
Nuk dua të përsëritem per fenomenin e tmerrshëm dhe sjelljes primitive e mesjetare që shpesh haset në atë platforme pasi shumë nga personazhet mediatike e kanë ngritur tashmë si problem serioz.
Ajo që më bën përshtypje dhe që jam i shokuar është që 41 vjeçarja Bedrie Loka e ka denoncuar rastin në polici para 1 viti e gjysmë dhe mesa munda të informohem nuk është marrë asnjë masë!!!
Nëse kjo është e vërtetë atëherë është fatale dhe e pafalshme!
Përse? A ka një arsye konkrete?
Nëse jo, a ka përgjegjës për këtë?
A ka një hetim për këtë?
Një njeri ka humbur jetën! 4 femije kanë humbur nenën! Nje bashkëshort ka humbur bashkëshorten!
Njerëzit duan përgjigje.