Celebrities Gossip Showbiz

Albumi i ri i Feros dhe detajet e pazbuluara rreth tij!

Fero prej kohësh kishte pauzuar nga lançimi i projekteve të reja muzikore duke ju munguar kështu ndjekësve të tij besnikë. Megjithatë, para pak kohësh ai kërkoi ‘falje publike’ për këtë duke premtuar se do të rikthehet.

Dhe reperi e mbajti premtimin kështu duke publikuar projektin më të fundit muzikor që u lançua ditën e djeshme me titull ‘Gjiro’. Por, nëse nuk e dinit kjo këngë është një ndër këngët e albumit më të ri që Fero pritet të lançojë. Bëhet fjalë për ‘Goat’, albumi i dytë në karrierën e reperit.

‘Goat’ ka pjesë të saj plot 9 këngë , të cilat mund të gjenden edhe në Spotify. Fero ka zbuluar dhe cover-in e albumit për të cilin është përkujdesur një djalë vetëm 17 vjeç. Në të reperi ka përfshirë fotografi të marra nga rrugëtimi i reperit prej moshës 2 vjeçare ku ka kuptuar pasionin e tij për muzikën, duke vazhduar me adoleshencën dhe së fundmi, vajza e tij Nina për të cilën ka dhe një këngë dedikuar saj.

Nga kënga më e fundit e publikuar nga Fero ‘Gjiro’, ajo që na tërhoqi vëmendjen është klipi me skena shumë të nxehta. Epo, duket se reperi po kthehet fuqishëm në treg!

Fero ka vendosur të vijë me një album që quhet “Goat” por për ta bërë këtë do të ketë nevojë për ndihmën tuaj. Fero ka hapur një fondacion në “GoFundMe” ku çdo ndjekës i tij mund të kontribuojë për të plotësuar shumën marramendëse me vlerën 200,000 paund britanik.