Showbiz

Alketa Vejsiu në “Sanremo”, mban një monolog për emigrimin e shqiptarëve

Ashtu siç ishte parashikuar, moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu u shfaq në skenën e madhe të “Sanremo” për të drejtuar spektaklin krah Amadeus.

Ajo tregoi mes shumë emocionesh dëshirën dhe mundësinë për të qenë pjesëmarrëse në këtë festival duke theksuar se është po aq i dashur për shqiptarët siç është për italianët.

Gjatë monologut të saj Alketa shtoi se ky ishte një triumf për karrierën e saj profesionale, një ëndërr e bërë realitet.

Në fund të mbrëmjes krahas faktit që nuk mungoi një pjesë këndimi nga Alketa, moderatorja gjithashtu tregoi edhe për historinë e trishtë të shqiptarëve të cilët për nje jetë më të mirë emigruan në Itali.