Showbiz

Alketa Vejsiu një ndër 11 prezantuesit e “Sanremo 2020”

Festivali i shumëpërfolur i Sanremos në Itali do të mbajë së shpejti ceremoninë e tij të 70-të.

Ndër më të famshmit në Itali por edhe Europë, këtë vit kjo ngjarje e muzikës do të vijë me plot 12 prezantues. Festivali spektakolar i muzikës do të mbahet mes datave 4 dhe 8 Shkurt ndërkohë që prezantuesi kryesor Amadeus ka zbuluar bashkëprezantueset e tij.

11 figura të njohura të artit mbarëbotëror ndër të cilat përfshihet moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu e cila falë kësaj arritjeje hodhi pas krahëve lehtësisht të gjitha situatat famëkeqe të “Fest 58”.

Pjesë e drejtimit të “Sanremo 2020” do të jenë; Diletta Leotta, Rula Jebreal, Emma D’Aquino, Laura Chimenti, Sabrina Salerno, Monica Bellucci, Georgina Rodriguez, Alketa Vejsiu, Antonella Clerici, Francesca Sofia Novello dhe Mara Venier.

Alketa do të shfaqet natën e tretë të festivalit krah Amadeus dhe Georgina Rodriguez partneren e Cristiano Ronaldo-s.