Bota

Amsterdami ndalon ndërtimin e hoteleve të reja, shkak numri i lartë i vizitorëve!

Amsterdami ka marrë vendimin për të ndaluar ndërtimin e hoteleve, si pjesë e luftës kundër turizmit masiv, sipas një deklarate të qeverisë lokale. “Ne duam që qyteti të jetë një vend i mirë si për banorët dhe vizitorët. Kjo do të thotë jo turizëm masiv, jo hotele të reja”,-thuhet në deklaratë. Një hotel i ri në Amsterdam mund të ndërtohet vetëm nëse mbyllet një hotel tjetër, nëse nuk rritet numri i dhomave.

Megjithatë, rregulli nuk zbatohet për hotelet e reja që kanë tashmë një licencë. Amsterdam po përpiqet në mënyrë aktive të kufizojë numrin e turistëve, të cilët numërohen në miliona çdo vit. Vitin e kaluar, këshilli i qytetit të Amsterdamit votoi për ndalimin e anijeve të lundrimit dhe mbylljen e terminalit të lundrimit.

Rikujtojmë, se Amsterdami nuk do të jetë më i kuq. Vendi është duke ndjekur një plan që do të shohë zhvendosjen e “vitrinave të seksit” në periferi të qytetit. Kryebashkiakja Femke Halsema ka kundërshtuar prej kohësh lagjen e dritave të kuqe, të njohur si “De Wallen”, me dritaret karakteristike në shtëpitë buzë kanalit ku punonjëset e seksit qëndrojnë në pritje të klientëve.

Ajo dëshiron të çrrënjosë lagjen historike ku ofrohen marrëdhënie seksuale me pagesë dhe ta zhvendosë atë jashtë qytetit, me planin që synon t’i çrrënjosë Amsterdamit nofkën e “qytetit të mëkateve”, ndërkohë që zvogëlon edhe numrin e turistëve e krimet në zonë. Në zbatim të planit, drejtuesit e qytetit të Amsterdamit zbuluan vendndodhjen e re të lagjes me drita të kuqe në jug të kryeqytetit holandez. Qyteza “qendra erotike”, parashikohet të ndërtohet në bulevardin ‘Europa’ në lagjen jugore.