Showbiz

Anastacia i tregon të gjitha në një kërcim të shfrenuar

Këngëtarja e famshme amerikane Anastacia ka dhënë një performancë elektrizuese në emisionin “Ballando con le Stelle”, në Itali, duke bërë diferencën.

E shoqëruar nga balerini i famshëm Maykel Fonts, Anastacia ka kërcyer me shumë dëshirë dhe energji, por ndër të tjera pati edhe disa ‘dështime’ të vogla që erdhën si pasojë e veshjes së shkurtër e të ngushtë. Gjatë koreografisë njëra prej lëvizjeve i ka zbuluar më shumë se ç’duhet të brendshmet e saj dhe kjo ka shkaktuar të qeshura tek publiku në sallë.
Këngëtarja amerikane gjithashtu rrëfeu edhe për periudhën më të vështirë të jetës së saj kur u shkëput nga muzika për t’u përballur me një sëmundje të rëndë.

“Sëmundja për mua ishte një bekim”, -tregon Anastacia që luftoi me kancerin në fyt. “Fjala kancer u shkakton frikë të gjithëve, por unë fillimisht e pranova në jetën time e më pas e luftova”  -përfundoi ajo.