Showbiz

Angela Martini rrëfen historinë frymëzuese të mamasë së saj

Ish-modelja e famshme shqiptare Angela Martini është duke punuar mbi librin e saj të dytë që mbart rrëfime nga jeta e saj personale dhe histori frymëzuese mbi gratë dhe vajzat.

Duket se ajo ka lënë pas dore karrierën e saj si modele për tu përqendruar tek shkrimet dhe librat. Së fundmi në një intervistë për “Viva Glam Magazinë” ajo ka ndarë me të gjithë, historinë e mamasë së saj e cila si një grua e divorcuar ka arritur të rrisë me shumë mundime 2 fëmijët e saj.

Një grua beqare në moshën 47-vjeçare pa shtëpi dhe pa para u kthye në një frymëzim dhe idhull për 2 fëmijët e saj. Mamaja e Angelës luftoi me shumë probleme po ashtu edhe me dy martesat e saj të dështuara.

Sot ajo është një mësuese e respektuar e një universiteti në Zyrih të Zvicrës, njohu dashurinë e vërtetë madje u shpërblye edhe me një çmim nga UNESCO mbi një projekt humanitar për gratë.