Celebrities Showbiz

Anullohet papritur përformanca në Eurovision, i fituesit të vitit 2019-të, ja çfarë i ka ndodhur

Tashmë 2 netët gjysmëfinale të Festivalit Europian janë mbajtur dhe pasnesër pritet të jetë finalja e madhe. Dy artistët shqiptarë, përfaqësuesja jonë Anxhela Peristeri dhe Gjon’s Tears shqiptari i cili përfaqëson Zvicrën, janë kualifikuar për këtë mbrëmje të paharrueshme dhe ne nuk mund të ishim më krenar se kaq për ta.

Ndër të tjera, ajo që pritej me padurim ishte dhe performanca e Duncan Laurence në finalen e madhe por që fatkeqësisht planet për të ndryshuan. Ai u shpall fitues i këtij kompeticioni në vitin 2019-të me këngën “Arcade” duke u bërë Hollandën fituese. Siç e kërkon zakoni i këtij spektakli, Duncan pritej të performonte edhe një herë hitin e tij në finalen e madhe por vetëm pak ditë më parë ai konfirmua pozitiv me COVID-19.

Mësohet se performanca e tij mund të mbahet virtualisht por kjo gjë ende nuk është e sigurt. Duncan ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale duke publikuar vetëm një ’emoji’ me zemër të thyer, ndërkohë që përfaqësuesit e tij kanë konfirmuar se gjendja shëndetësore e artistit është e mirë dhe simptomat e tij janë të lehta.

Jemi të zhgënjyer, së pari për Duncan, që meriton një performancë live në skenën tonë të Eurovision pas fitores së tij në 2019 dhe për suksesin ndërkombëtar të ‘Arcade’. Nuk mund të ishim më krenar për hapjen në gjysmëfinalen e parë. Sigurisht i urojmë Duncan shërim të shpejtë.

Kështu u shpreh producenti i artistit, e ndërkohë që duhet të presim finalen e këtij festivali për të parë se çfarë do të bëhet me performancën e tij, le të shijojmë edhe një herë “Arcade”. Kujtojmë se kjo këngë mori një famë të jashtëzakonshme edhe në platformën “TikTok”.