Celebrities Gossip Showbiz

Anxhelina nuk i kursen fjalët më të bukura për kushërirën e saj Beatrix teksa ndodhet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”!

Kush nuk e di që Anxhelina dhe Beatrix janë dy nga kushërirat më seksi dhe të talentuara të showbiz-it tonë! Padyshim që dy bukuroshet kurrë nuk kanë ngurruar që ta shprehin dashurinë dhe mbështetjen që kanë për njëra-tjetrën si në projektet e reja që ato publikojnë ashtu edhe në angazhimet që ato ndërmarrin.

E së fundmi, teksa Beatrix është shumë e përfolur për shkak të pjesëmarrjes së saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, në këtë edicion të “Big Brother” me personazhe të njohur tanimë nga publiku, kushërira e saj bukuroshe nuk kishte si të mos e përkrahte. Teksa ka publikuar një Instastory ku ka fotografuar Trixan gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, duke treguar kështu që e ndjek atë, ajo ka shkruar fjalët më të bukura.

Ma e bukura ma e mira në botë 

Epo, kot nuk thonë që edhe kushërira një farë motre është!

Zënka e bujshme e para disa viteve mes dy kushërirave shumë të njohura dhe të përfolura në median rozë Anxhelina Hadërgjonaj dhe Beatrix Ramosaj, nuk ishte diskutuar kurrë prej tyre për të dhënë detaje të mëtejshme apo për të konfirmuar vetë këtë ‘zënkë’. E gjitha nisi kur Beatrix nuk ndiqte më Anxhelinën në rrjetin social Instagram dhe jo vetëm, ajo hoqi të gjithë familjarët, mamanë e Anxhelinës dhe motrën e saj Agnesën. ‘Molla’ e këtij sherri të shumëpërfolur në media u diskutua se ishte miku i ngushtë i Anxhelinës, make-up artisti i famshëm, Ariel.

Në një intervistë të dhënë për “Prive” para pak kohësh, Anxhelina vendosi të thyejë akullin duke folur rreth kësaj zënke. Pas konfirmimit ajo tregoi dhe arsyen që çoi në prishjen e marrëdhënies mes dy kushërirave.

Rikujtojmë se, rreth 3 muaj më parë Beatrix-i lançoi këngën me titullin “By my side”. I gjithë teksti i këngës është në gjuhën angleze dhe ka një stil shumë të veçantë që ngjason me këngët e huaja.