Celebrities Showbiz

Arba Gramo tregon zhvillimin e ri në jetën e saj…

Kejsi Tola është padyshim një nga këngëtaret me zërin më të mirë dhe njihet për këngët e saj shumë të bukura të dashurisë. Megjithatë, këngëtarja nuk ka qenë edhe aq shumë aktive me projekte të reja muzikore, megjithatë së fundmi ka vendosur të na surprizojë.

Albumi më i ri këngëtares Kejsi Tola “Luminous” u promovua me një koncert inovator mes miqsh dhe personalitetesh të media dhe muzikës mbrëmjen e së mërkurës. Të pesë këngët janë tashmë ndërkombëtare nisur edhe nga vetë prodhimi i tyre. Ato janë prodhuar në Francë, Itali dhe Spanjë.

“LUMINOUS është projekti të cilit i jam dedikuar për më shumë se dy vite dhe arsyeja që më ka mbajtur pak larg prej jush. Ky është albumi im i parë”, kishte paralajmëruar më herët këngëtarja, e cila shtoi se nuk e kishte imagjinuar kurrë këtë bashkëpunim me skenën ndërkombëtare.

Promovimin e këtij albumi, këngëtarja po e bën me partner mediatik Top Channel. I gjithë ky koncert do të transmetohet më 23 prill në Top Channel dhe Top Albania Radio në orën 20:00. E ftuar në këtë event magjik, ishte Arba Gramo, e cila i uroi shumë suksese artistes.

Kejsit i uroj çfarë t’i dojë shpirti. Unë e di që shpirti i do muzikën. Po bën një tjetër provë në muzikë dhe sigurisht që  do shkëlqejë, nuk kam asnjë dyshim. Uroj ta shijojë çdo gjë në maksimum. Është aq e dashur, aq e mirë.

Dhe çfarë zhvillimesh ka në jetën e saj personale?!

Zhvillimi në jetën time që në vend të shikoj, nuk shikoj më.