Showbiz

Ariana Grande, Miley Cyrus dhe Lana Del Rey publikojnë bashkëpunimin muzikor, fansat nuk janë aspak të lumtur

Fillimisht kur u lajmërua se 3 këngëtaret e famshme do të bëheshin bashkë për një projekt muzikor të gjithë fansat e tyre u emocionuan pa fund.

Ditën e sotme Ariana Grande publikoi prurjen më të re “Don’t Call Me Angel” në bashkëpunim me Miley Cyrus dhe Lana Del Rey si kolona zanore e realizimit më të ri filmik “Charlie’s Angels”.

Por, kjo këngë nuk prit aspak mirë nga publiku i cili vuri re se në pjesën më të madhe të saj këndonte më shumë Ariana sesa 2 këngëtaret e tjera.

“Kjo është kënga e Arianas jo një bashëkpunim. Miley duket si një këngëtare e dorës së dytë ndërsa Lana shfaqet vetëm 5 sekonda” ,-shkroi një fans në YouTube.

Publiku nuk është aspak i kënaqur me këngën dhe klipin pasi mendojnë se ajo nuk u përcjell emocion ndërkohë që këngëtaret nuk ndërthuren mirë me njëra-tjetrën dhe nuk kanë të njejtën rëndësi në video.