Celebrities Showbiz

Arjola Shehu mohon thashethemet për dasmë!

Kejsi Tola është padyshim një nga këngëtaret me zërin më të mirë dhe njihet për këngët e saj shumë të bukura të dashurisë. Megjithatë, këngëtarja nuk ka qenë edhe aq shumë aktive me projekte të reja muzikore, megjithatë së fundmi ka vendosur të na surprizojë.

Albumi më i ri këngëtares Kejsi Tola “Luminous” u promovua me një koncert inovator mes miqsh dhe personalitetesh të media dhe muzikës mbrëmjen e së mërkurës. Të pesë këngët janë tashmë ndërkombëtare nisur edhe nga vetë prodhimi i tyre. Ato janë prodhuar në Francë, Itali dhe Spanjë.

“LUMINOUS është projekti të cilit i jam dedikuar për më shumë se dy vite dhe arsyeja që më ka mbajtur pak larg prej jush. Ky është albumi im i parë”, kishte paralajmëruar më herët këngëtarja, e cila shtoi se nuk e kishte imagjinuar kurrë këtë bashkëpunim me skenën ndërkombëtare.

Promovimin e këtij albumi, këngëtarja po e bën me partner mediatik Top Channel. I gjithë ky koncert do të transmetohet më 23 prill në Top Channel dhe Top Albania Radio në orën 20:00. E ftuar në këtë event magjik, ishte Arjola Shehu, e cila tregon rëndësinë e këtij albumi në tregun muzikor shqiptar.

Sa mirë që artistë shumë të mirë po marrin një vëmendje në tregun shqiptar sepse kishte disa vite që po çalonte pak muzika.

Por a e ndjek ajo “BBV” dhe kush është fitues sipas saj?!

Luizi mendoj do jetë triumfues dhe mendoj që ai ka qenë lojtari më i fortë. E shoh shumë ftohtë lojën, nuk jam tifoze e asnjërit, por është lojë interesante.

Ndërkohë, çfarë ka ajo për të thënë për thashethemet për dasmë që qarkullojnë për të?!

Nuk kemi as dasëm, asgjë.