Gossip Showbiz

Armiq të përbetuar?! Ghetto Geasy flet për herë të parë për marrëdhënien me Unikkatilin

Ghetto Geasy dhe Unikkatil janë dy nga reperët më të famshëm shqiptarë që gjithmonë janë përfolur për një rivalitet mes tyre. Ishin ata të dy që sollën frymën e muzikës hip hop në Shqipëri dhe gjithmonë janë parë si kundërshtarët më të fortë të njëri-tjetrit.

Fansat shpesh kanë aluduar se ata të dy i kanë bërë edhe diss njëri-tjetrit në këngë. Por si është në të vërtetë marrëdhënia mes dy reperëve?

Gehtto Geasy ishte i ftuar së fundmi në emisionin “NIN” në “Klan Kosova”, në të cilin foli gjerë e gjatë për gjithë karrierën e tij artistike. Ndër të tjera Ghetto Geasy zbuloi edhe si është marrëdhënia e tij me Unikkatilin, duke ju dhënë fund të gjitha aludimeve që janë ngritur kohë pas kohe. Getaori tha se nuk është takuar kurrë me Unikkatilin dhe nuk ka pasur ndonjë konflikt me të e se gjithçka që është thënë më herët ka qenë keqkuptim i kohës.

Ne faktikisht jemi një gjeneratë, një gjeneratë në moshë pak a shumë, por unë kam filluar pak më herët. Sa ka qenë në Prishtinë, po flas për periudhën e shkollës së mesme, kemi qenë me një shkollë. Kemi pasur shokë të përbashkët që thoshin se është ky dhe ka filluar të bëjë muzikë.

Unë personalisht nuk e kam njohur, nuk e kam takuar kurrë, nuk kam pasur kurrë konflikt me të. Po them se ka qenë një keqkuptim i kohës. Nuk dua që muzika të jetë diçka që ne na ndan, muzika duhet të jetë diçka që neve na bashkon”, u shpreh Ghetto Geasy.

Gjatë intervistës së tij, Getoari rrëfeu edhe raportin me djemtë e grupit “Babastars” dhe në veçanti Agon Amigën.

Nëse për një njeri kam bërë më shumë se sa për veten është Agon Amiga. Nuk ka as baba, as nënë, as grua e vëlla që kam bërë më shumë”, tha reperi.