Celebrities Gossip Showbiz

Zbulohet data e publikimit e bashkëpunimit të Ghetto Geasy dhe Dafina Zeqirit!

Tanimë që jemi në sezon veror, artistët sigurohen që të sjellin këngë që do të dëgjohen kudo. E në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët bëhen bashkë. Disa prej tyre na kanë paralajmëruar se do të vijnë në bashkëpunim e së fundmi ka qenë reperi Ghetto Geasy që na ka zbuluar surprizën që ka përgatitur për ne.

Bëhet fjalë për një duet me artisten Dafina Zeqiri dhe dyshja jo vetëm që na kanë zbuluar një pjesë nga ‘look-u’ i videoklipit të tyre, por dhe datën e publikimit të këngës. Për ata që po e presin me padurim një dyshe si Dafi dhe Ghetto Geasy nuk do t’ju duhet të prisni dhe shumë pas bashkëpunimi do të publikohet më datë 15 korrik.

Teksa vetëm pak ditë më parë, Dafina ka publikuar bashkëpunimin e saj me Yll Limanin. ‘Kaje’ arriti të pëlqehet shumë nga publiku dhe të numërojë menjëherë miliona klikime në platformën YouTube. Dueti i dyshes ishte një këngë që i këndohet ‘zemrave të thyera’ e padyshim ka ‘goditur’ në emocionet e njerëzve.