Showbiz

Arnold Schwarzenegger lajmëron gjendjen e tij pas operacionit në zemër

Aktori i famshëm dhe ish Guvernatori i Kalifornisë ka postuar në Twitter një video kushtuar fansave të tij.

Ai lajmëron ndjekësit dhe publikun se po rikuperohet shpejt nga operacioni i dytë i zemrës por megjithatë ende nuk ndihet në formën e tij më të mirë.

70-vjeçari u shpreh se do të donte të ndihej energjik por ndoshta pas një regjimi të rreptë do të kthehet në normalitet. Operacioni i tij konsistonte në ndërrimin e një valvule të zemrës, ndërhyrje kjo së cilës ai i’u nënshtrua për herë të dytë.

Ndërhyrja zgjati më shumë seç pritej pasi në momentin e zëvendësimit të valvulës u shfaqën të tjera komplikacione.