Celebrities Gossip Showbiz

Arrestohet ikona e muzikës pop, Samantha Fox!

Legjenda e muzikës pop të viteve ’80 Samantha Fox ka kaluar një natë në burg pasi u arrestua për një konflikt të dyshuar në një avion. 57-vjeçarja ishte në një fluturim të British Airways për në Mynih, kur dyshohet se kishte një mosmarrëveshje me një pasagjer tjetër.

Avioni ishte në pistë gati për ngritje, por u kthye në Heathrow të Londrës pas një problemi që kishte. Pasagjerët e tij duhej të zbrisnin dhe u vendosën në një hotel. Më pas ata bënë udhëtimin të nesërmen. Policia tha se një grua rreth të 50-ave u arrestua me dyshimin se ishte e dehur në bordin e një avioni dhe u lirua me kusht deri në mars. Fox tha se ajo po ndihmon me hetimin dhe i vjen thellësisht keq për çdo ndërprerje të shkaktuar.

Rikujtojmë, se dy vite më parë Samantha Fox dhe partnerja e saj prej vitesh, Linda Olsen, u martuan në Essex. Ish-modelja dhe këngëtarja britanike është konsideruar si një simbol seksi për dekada, ndërsa meshkujt në mbarë botën e kanë admiruar duke bërë tatuazhe emrin dhe portretin e saj. Megjithatë, zemrën e 57-vjeçares e ka fituar një norvegjeze, me të cilën është në një lidhje që nga viti 2016. Ato filluan të dilnin vetëm një vit pas vdekjes së partneres së mëparshme të këngëtares, Myra Stratton.