Pasó – Euro 2020 Sport

Artan Shyti: “Diferenca mes ekipeve është më e vogël se rastësia në sport!”

I ftuar ditën e sotme në “Pasó – Euro 2020” ishte Artan Shyti. Artani bëri deklarata shumë të fuqishme dhe interesante si dhe u shpreh për ndeshjet e luajtura deri tani në Kampionatin Europian. Sigurisht kryefjala e këtij episodi ishte ndeshja Zvicër-Spanjë e cila luhej në kohë paralele me emisionin. Lidhur pikërisht me këtë ndeshje, Shyti dha mendimin e tij, teska e sheh fituese Zvicrën. Madje ai shpreh dhe krenarinë që ndjen ai vetë si shqiptar me suksesin e Zvicrës.

Unë besoj që moralisht e ka merituar sepse ka luajtur me 10 lojtarë. Zvicra ka mundur Francën e tani luan edhe me Spanjën. Moralisht besoj se Zvicra e ka fituar dhe bashkë me të edhe ne sepse luan Xhaka dhe Shaqiri. Kontributin e tyre shqiptar duam dhe kemi të drejtë ta marrim. Zvicra është shumëkombëshe, kontributi i djemve shqiptarë është për t’u vlerësuar.

Shyti bëri deklarata për sportin në përgjithësi, dhe më tepër për futbollin. Ai shpjegoi sa e rëndësishme është fryma e grupit dhe tregoi se futbolli nuk është sport ku duhet marrë pjesë individualisht.

Ekipi është ekip dhe kur të gjithë lojtarët mbështeten te njëri-tjetri, psikologjia e tërë grupit ndryshon, evidentohet.

Ndër të tjera, Shyti shpjegon sa e rëndësishme është që në një kohë kur pandemia ende nuk ka mbaruar, ne jemi në gjendje të shijojmë një futboll të tërë dhe ndeshje të tilla. Ai tregon se ky Europian është ai i barazisë mes të mëdhenjve e të vegjëlve, një Europian i ekuilibruar. Kjo gjë sipas tij, është pasqyrimi i globalizimit ehde në sport. Në mbyllje, ai thekson një thënie shumë interesante dhe me rëndësi.

Diferenca mes ekipeve është më e vogël se rastësia në sport!