Pasò Sport

Artan Shyti dhe Lenida Halilaj flasin për vajzat në futboll!

E premtja sportive vjen edhe sot me “Paso”, ku nën moderimin e Denisit dhe Glentit u bënë disa intervista shumë interesante teksa u diskutua për ndeshjet më të rëndësishme sportive. I ftuar në një lidhje telefonike ishte Artan Shyti, i cili ndër të tjera u shpreh për vajzat në futboll.

Për sa i përket vajzave komentatore, Shyti ishte vërtet pozitiv, pa dashur të shprehet paragjykues ndaj tyre, dhe duke treguar besimin më të madh për aftësinë e tyre dhe komentet sa më të sakta. Ai gjithashtu nuk humbi rastin të bëjë lidhjen e komentatoreve vajza me moderatoret e emisioneve sportive poashtu vajza.

Moderatoret e emisioneve sportive janë femra… Ne duhet të përshtatemi me kohën, të kënaqemi, çështja është të jenë kopetente. Futbolli i femrave është duke përparuar, ndaj ato e kanë më të thjeshtë ta kuptojnë dhe komentojnë.

Ndërkohë, një mike e përhershme e emisionit tashmë, Lenida Halilaj, gjithashtu u shpreh për vajzat në futboll, duke theksuar faktin se paragjykimet janë ulur tashmë dhe shoqëria është më e hapur.

Ky është zhvillim shumë i mirë… Dikur ka qenë diskrimini se vajzat nuk marrin vesh nga sporti. Ne kemi aftësinë ta kuptojmë nëse e shohim, kemi kapacitetin mendor për ta interpretuar një ndeshje.

Gjithashtu, kujtojmë se i ftuar në një bisedë telefonike ekskluzivisht për TAR ishte dhe zëdhënësi i Federatës Maqedonase, Faton Zylbehari, i cili ka folur më shumë rreth kualifikimit të skuadrës së Maqedonisë së Veriut, duke u shprehur rreth shortit që do të zhvillohet për ndeshjet ‘playoff’.