Celebrities Gossip Magazine

As Pique e as Hamilton, ja kush është dashuria e jetës së Shakirës!

Teksa të gjithë po komentojnë jetën private të Shakirës, sidomos pas aludimeve për një lidhje me yllin e “Formula 1” Lewis Hamilton, këngëtarja ka zbuluar një herë e mirë se kë konsideron ajo dashurinë e jetës së saj. Në ditën e lindjes së babit të saj, William Mebarak, 46-vjeçarja ka gjetur fjalët më të ‘ëmbla’ për ta uruar të atin në ditën e tij më të veçantë, duke e cilësuar atë si dashurinë e jetës së saj.

“Gëzuar ditëlindjen mikun im më i mirë dhe dashuria e jetës sime”, ka shkruar kolumbiania në llogarinë e saj të Instagram krahas një fotoje bardhezi se bashku me babain.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Shakira (@shakira)

Rikujtojmë se, Shakira dhe Drake ndezën thashethemet për romancë pasi u larguan në mënyrë diskrete duke lënë të njëjtën festë në orët e mëngjesit të së dielës në West Hollywood, Kaliforni. Pas një nate vonë, një dëshmitar zbuloi për DailyMail se ylli 46-vjeçar dhe reperi kanadez, 36 vjeç, u panë të dy duke u larguar brenda pak minutash nga njëri-tjetri në orën 3:25 të mëngjesit.

Dalja e tyre së bashku vjen vetëm disa ditë pasi një burim ka zbuluar se ajo dhe shoferi i Formula 1, Lewis Hamilton, janë ‘më shumë se miq’ pas një udhëtimi të fshehtë në Ibiza. Raportet në një gazetë katalanase pohuan se dyshja po ecnin përpara me marrëdhënien e tyre. Gjatë muajve të fundit, ajo dhe Hamilton, 38 vjeç, u panë në një jaht me miqtë muajin e kaluar, si dhe në takime në Çmimin e Madh të Britanisë dhe në një klub nate së bashku.