Aktualitet

Atentat në Dukagjin, vritet babai, plagoset rëndë i biri! Shkak konfliktet për kanabisin!

Një ngjarje rëndë ka ndodhur në Dukagjin të Shkodrës. Babë e bir janë qëlluar me armë mbrëmjen e sotme në rrethana ende të paqarta dhe për pasojë ka mbetur i vdekur Zef Guri 73 vjeç ndërsa është plagosur rëndë djali i tij, Gjin Guri 43 vjeç.

– Për shkak të zonës së thellë ku ndodhi vrasja policia është nisur drejt vendit të ngjarjes me helikopter.

Babai iu vra, vetë u plagos rëndë! Kush është Gjin Guri

-Gjin Guri nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai ka qenë i dënuar me 7 vite burg për kanosje dhe armëmbajtje pa leje. Në vitin 2015, Gjin Guri ka shkëmbyer zjarr me policinë në një aksion anti-kanabis në parcelat me kanabis në Njësinë Shosh në Dukagjin.Asokohe. Ai dyshohej si kultivues i kanabisit, dhe për të shmangur kontrollet në parcelat e tij, qëlloi drejt efektivëve. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar nga të shtënat. Gjatë aksionit u arrestua nga policia në banesën e tij në fshatin Shosh të Dukagjinit, pas një operacioni të mirëorganizuar nga forcat e rendit dhe FNSH e Shkodrës. Guri akuzohej për “Prodhim dhe mbajtie pa leje te Armeve luftarake” dhe “Kanosje”.

Në vitin 2015 figuronte në listën e 10 personave të shpallur në kërkim si i dyshuar se ka qëlluar me armë ndaj helikopterit të Policisë. Ndërsa në 15 nëntor të vitit 2021, në lokalin e tij në Malin e Shoshit u vendos tritol.