Showbiz

Aurela Gaçe zbulon se si do të maskohet gjatë mbrëmjes së Halloween-it

Aurela Gaçe është pa dyshim një ndër artistet më të dashura të publikut shqiptar, performancat live të së cilës adhurohen nga të gjithë.

Ndër vite këngëtarja ka preferuar jo vetëm të luajë dhe të ndryshojë me zhanerat muzikore që performon në skenë por gjithashtu edhe me look-un e saj disi avangard.

Çdo herë na është shfaqur ndryshe si në modelin e flokëve që e ndryshon krejt papritur, nga grimi madje edhe tek detajet e thonjëve.

Duke qenë se festa e Halloween-it po troket, ajo ka ndarë në rrjetet sociale disa nga pamjet e saj më ikonike ndër vite duke zbuluar gjithashtu edhe se si do të maskohet më 31 tetor.

“E kam vendosur. Po mendohesha se si do të maskohesha të enjten për Halloween. Meqënëse gjithë jetën e kam maskuar veten si për “Halloween”, zgjidhja e vetme më ka ngelur të dal pa grim fare. Kështu do t’ju tremb të gjithëve më në fund” -shkroi këngëtarja në postimin e saj në Instagram.