Aktualitet Politikë

Basha i përgjigjet Berishës pas deklaratës për ta mbledhur Këshillin Kombëtar më 11 Dhjetor.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas përfundimit të takimit të Berishës me demokratët në Lezhë, ku njoftoi mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së në 11 dhjetor.

Në një postim në “Facebook”, Basha ka publikuar pjesa nga fjala e tij mbajtur dje në seancë parlamentare, ku thekson se Shqipëria nuk mund të mbetet peng i askujt.

“Shqipëria nuk mund të mbetet peng i askujt. Fati i shqiptarëve nuk mund të lidhet me fatin personal dhe politik të asnjë politikani, i majtë apo i djathtë qoftë!”

E ke hallin ti tek Partia Demokratike?! Ke hall ti sesa demokratë mbledh unë?! Të ka marrë malli ty? Të ka marrë malli?!

Thuaj më ka marrë malli për Sali Berishën dhe për Ilir Metën, thuaje ta dëgjojnë të gjithë.

Shko dhe ti në foltore zotëri, ose fillo foltoren tënde. Bëni “Trekëndëshin e Bermudës” edhe qani hallin bashkë të tre, nëqoftëse i keni të njëjtat. Unë jam këtu për të qarë hallet e shqiptarëve, as të tuat, as të Sali Berishës, as të Ilir Metës”.