Politikë

Basha kujton Azem Hajdarin: I etur për të ndryshuar jetët e shqiptarëve, jo për luks e pushtet personal

Teksa Sali Berisha dhe të tijët bënin homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka kujtuar Azem Hajdarin me anë të një postimi në mediat sociale.

Basha shprehet se testamenti politik i jetës politike të Azem Hajdarit janë “kurajoja, antikonformizimi dhe vendosmëria përkundër fuqive në dukje më të mëdha.”

Kreu i PD-së zyrtare, lë disa mesazhe në rreshta, teksa flet për angazhimin politik të Azem Hajdarit.

“Angazhimi politik për Azem Hajdarin ishte një instrument për t’i shërbyer njerëzve dhe jo vetes, për të përmirësuar dhe ndryshuar jetët e shqiptarëve të etur për ndryshim dhe jo për të ringritur sarajet e reja të luksit dhe pushtetit personal mbi muret e vjetra të arrogancës, korrupsionit dhe hipokrizisë së regjimit komunist.”

Nga ana tjetër, në homazhet e bëra në Varrezat e Dëshmorëve, përpos anëtarëve të Rithemelimit, të pranishme ishin dhe vajza e Azem Hajdarit, Rudina, bashkëshortja Fatmira Hajdari dhe i biri Kiri.