Politikë

Basha nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me PAK-në!

Ditën e sotme, kryedemokrati Lulzim Basha  firmosi marrëveshjen e bashkëpunimit me shoqatat e Personave me Aftësi të Kufizuar. Sipas Bashës, kjo marrëveshje është produkt i një dialogu dhe negocimesh prej dy vitesh e cila konkretizon angazhimet dhe zotimet e qeverisjes së ardhshme ndaj mijëra personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre në Shqipëri.

Pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje Basha e cilësoi si rikthim i standartit europian në vend dhe kthimin e fytyrës njerëzore të qeverisë. Marrëveshjen e nënshkruar mes tij dhe PAK, Basha e cilësoi dhe si një angazhimi i përbashkët nё zbatimin e detyrimeve qё rrjedhin nga këto vendimmarrje dhe jo thjeshtë angazhime qeveritare

Kjo është një marrëveshje e cila është hartuar nga ekspertët tanë më të mirë dhe ekspertët më të mirë të organizatave tuaja që ka për qëllim të vendos një kulturë të re bashkëpunimi midis qeverisë shqiptare dhe përfaqësuesve legjitim të personave me aftësi të kufizuara në Shqipëri. Si e tillё unё do tё thoja se themeli i marrëveshjes nuk janë thjesht angazhimet qeveritare, buxhetore por ёshtё: vendosja e standardit europian që parashikon që nё gjithё vendimmarrjet e rëndësishme qё kanё tё bёjmё me çdo sferë, me çdo aspekt tё jetës, tё sfidave dhe tё pritshmërive tё personave me aftësi tё kufizuara, konsultimi, bashkërendimi, bashkёvendimarrja dhe angazhimi i përbashkët nё zbatimin e detyrimeve qё rrjedhin nga këto vendimmarrje, janë instrumenti qё e çon përpara kauzën e drejt dhe vuajtjet, dhimbjet dhe pritshmëritë e personave me aftësi tё kufizuara.

Marrëveshja e plotë

Ndërkohë më herët Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi njё takim me profesionistë të lirë në njësinë 7 në Tiranë ku u premtoi se për 4 vite kur të vij ai në pushtet nuk do të ketë ndryshim të taksimit.

Sipas Bashës ndryshimi i sistemit të taksimit disa herë në vit është tregues i ngecjes në vendnumëro të ekonomisë shqiptare. Me tej kryedemokrati premtoi se sapo të vijë në pushtet do të anulojë fiskalizimin, pasi sipas tij kjo është një aferë korruptive që do të hetohet.