Celebrities Gossip Showbiz

Beatrix Ramosaj po na jep disa ‘shenja’ të vogla të një bashkëpunimi me Dafina Zeqirin?

Beatrix Ramosaj prej muajsh tanimë është një emër shumë i komentuar në media për gjithë eksperiencën e saj në ‘BBV’ duke filluar nga historia me Donaldin e së fundmi pas daljes për ndarjen që përflitet mes tyre. Pak javë më parë, bukuroshja publikoi këngën ‘Faj’ dedikuar aktorit, që mesa duket nuk ishte aq fatsjellëse për dyshen.

Mirëpo, përpos eksperiencës në ‘BBV’ duket se Trixa do të vazhdojë karrierën e saj normalisht në muzikë. Dihet tanimë shoqëria e saj e mirë me këngëtaren Dafina Zeqiri por disa Instastory të hedhura nga bukuroshja dhe vëllai i saj na bëjnë të dyshojmë për ndonjë surprizë në të ardhmen.

Fillimisht ishte Trixa ajo që publikoi një video ku ka bërë një video të maces së Dafit dhe krahas e ka etiketuar atë.

Më pas ishte Alban Ramosaj ai që postoi një Instastory ku shfaqej së bashku me dy macet e këngëtares duke na bërë të dyshojmë se kanë diskutuar për ndonjë projekt të ardhsëm muzikor.

Menjëherë pas daljes së Donaldit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri kudo po përflitet për një krisje mes tij dhe Beatrix. Ata ishin padyshim çifti më i komentuar i këtij edicioni të parë të “BBV” dhe çdo gjë që ndodh rreth jetës së tyre përbën lajm. Fansat janë të gjithë sy e vesh se si do të shkojë marrëdhënia e tyre shumë e përfolur në media të ndryshme. Por, mesa duket gjërat nuk janë duke shkuar për mirë.

Para pak ditësh, është vënë re gjithashtu se Alban Ramosaj ka hequr nga rrjeti i tij social Instagram Donaldin dhe Beatrix nga ana tjetër nuk ndjek as Donaldin as Romeon. Rikujtojmë se Beatrix nuk shkoi në darkën e “BBV” që u organizua me ish-banorët, veprim për të cilin Donaldi u shpreh i zhgënjyer.

Ndërkaq Beatrix gjithashtu publikoi një thënie në Instastory-n e saj e cila është: “No Fake Stories” teksa ka fshirë me të kuqe fjalën “NO” dhe mbetet vetëm fraza ‘Fake Stories’ që në shqip ka kuptimin histori fallso. A është ky një mesazh që Triksa po mundohet t’i përcjellë fansave të saj se mes saj dhe Donaldit çdo gjë ka marrë fund?! Kjo mbetet për t’u parë në vazhdim.