Fashion Gossip Showbiz

Bella Hadid inspirohet për veshjen nga Bernie Sanders!

Fotoja e Bernie Sanders tashmë është bërë virale kudo në rrjet. Mesa duket edhe Bella Hadid i paska bërë përshtypje kjo foto, saqë është inspiruar nga veshja e tij.

Këtë javë, Hadid u largua në Paris me një pallto të gjatë të zezë Prada, një çantë të madhe lëkure Chrome Hearts, çizme të zeza të stilit luftarak nga Ganni.

Rreth qafës ajo mbante një shall shumëngjyrësh të thurur dhe një palë doreza shumëngjyrëshe, të cilat tërheqin menjëherë vëmendjen, syzet dhe maskën mbrojtëse në fytyrë.
Pasi panë pamjen e Bella, shumë fansa filluan ta krahasojnë atë me Sanders për shkak të palltos dhe dorezave që i karakterizojnë veshjet e thjeshta të të dyve.

Nërsa Bella është fotografuar në rrugë, shikoni ngjashmërinë e saj me veshjen e Bernie Sanders.